Borell: Ne nuk frikësohemi nga kërcënimet e Putinit

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, tha në një konferencë shtypi  se njoftimi i Putinit për mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve që kanë shërbyer në ushtri dhe kanë “përvojat përkatëse” si kërcënimi për të aneksuar pjesë të territorit ukrainas dhe për përdorimin e armëve bërthamore për të mbrojtur Rusinë, tregon panik dhe dëshpërim.

Mbështetje e vazhdueshme për Ukrainën

Të lidhura

None found

Borrell tha për gazetarët se ministrat e Jashtëm të BE-së, që janë duke ndjekur në Nju-Jork Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të diskutojnë për këtë kërcënim dhe do të përsërisin mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

Po ashtu shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se ne “do të paralajmërojnë komunitetin ndërkombëtar për situatën e papranueshme në të cilën Putini po na fut të gjithëve”.

Borrell shtoi se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake për Ukrainën dhe për sanksione të mëtejshme të mundshme ndaj Rusisë.

BE-ja nuk frikësohet

“Është e qartë se Rusia dëshiron të shkatërrojë Ukrainën. Ne nuk do të frikësohemi”, tha Borell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se BE-ja po e mbështet Ukrainën, por se BE-ja “nuk po merr pjesë vetë në luftë, ne nuk jemi agresivë”. Po ashtu Borrell sqaroi se nuk ka në plan të takohet me ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, i cili gjithashtu ndodhet këtë javë në Nju-Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së/ DW.


Shtuar më 22.09.2022 08:31

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş