Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët për Këshillimin Kombëtar, është pyetur nëse Presidenti i Republikës do të zgjidhet nga populli.
Rama u shpreh kundër këtij vendimi, pasi sipas tij në një Republikë si e Shqipërisë që presidenti të zgjidhet nga populli duhet të ketë më shumë pushtet.
Pyetje: Kur do të ndodhë legalizimi i kanabisit?
Rama: Shumë shpejt
A mund të vendosin 500 mijë qytetarë për shumicën e shqiptarë duke analizuar faktin se nuk kanë asnjë njohuri për ligjin?
Rama: Për mua ka rëndësi çfarë thonë qytetarët dhe në pritshmërinë time 300 mijë përgjigjet e qytetarëve ishin të mjaftueshme dhe mbi 500 mijë
Për pyetësorin e radhës a mund të jetë pyetja që presidenti të zgjidhet nga populli?
Rama: Ky është një Këshillim dhe jo një Referendum , sa i përket pjesës së presidentit. Nuk është një Këshillim për vendimmarrjet e të tjerëve. Mbi 500 mijë shqiptarë që kanë marrë mundimin të mbushin atë pyetësor na kanë bërë një nder shumë të madh dhe ne do të bëjmë çmos që t’jua rikthejmë. Unë jam kundër që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse presidenti do të zgjidhet nga populli duhet t’i jepet më shumë pushtet. Tani është normale që është ndryshuar pak figura e presidentit, por roli i presidentit në këtë Republikë që kemi ne, nëse do t’i jepnim më shumë fuqi do të ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Por thashë që jam kundër…