Presidenti i sapozgjedhur bullgar, Rumon Radov i shpreh ngushëllime presidentit Stevo Pendarovski për aksidentin e rëndë në bullgari, ku një autobus me targa maqedonase u dogj dhe për pasojë humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Në emër të popullit bullgar dhe në emër të tij, presidenti Radov i shprehu ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe uroi shërim të shpejt për të lënduarit.
Në këtë kohë të vështirë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë pikëllimin, solidaritetin dhe ndjeshmërinë e përbashkët.
Kreu i shtetit bullgar u ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse të përcaktojnë arsyet që kanë çuar në ngjarjen tragjike, si dhe t’u japin kohë të mbijetuarve për të marrë dëshminë e tyre./albeu.com