Presidenti Begaj uron Kosovën për liberalizimin e vizave: Arritje e merituar, por e vonuar

Ditën e parë të vitit, presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka nisur me urimin për Kosovën, për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Begaj u shpreh se kjo arritje është e merituar, por e vonuar.

Begaj shpreson se ky hap do të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Mesazhi i presidentit Begaj:

“Urime qytetarëve të Kosovës, të cilët nga sot udhëtojnë pa viza në Evropë! Kjo është një arritje e merituar, por e vonuar. Shpresoj që ky hap të përshpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, shkruan Begaj në Facebook.


Shtuar 1.01.2024 11:30