Presidenti Begaj uron “Ditën e Verës” me shportën e ballokumeve të Elbasanit (FOTO)

Përmes një mesazhi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, siç janë ballokumet.

Mesazhi i Begajt:

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” ,– është mesazhi i postuar  në profilin në facebook të presidentit të Republikës.

 

 


Shtuar 14.03.2025 08:22