Këtë të shtunë, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndau pamje nga takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me zonjën e parë Armanda Begaj, zhvilloi një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe zonjën e parë Melania Trump.
Takimi u shoqërua me një atmosferë miqësore dhe të ngrohtë, duke reflektuar lidhjet e hershme dhe të forta ndërmjet dy vendeve.
Presidenti Begaj, theksoi vlerën e marrëdhënieve strategjike mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi ai në postimin e tij.
The Albanian-American friendship —
a bond strong and unbreakable.A historic and strategic alliance.
🇦🇱🤝🇺🇸 pic.twitter.com/dWF37yLxFh
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) September 27, 2025