Këtë të enjte, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shkup, zhvilloi një takim me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj, e përgëzoi Xhaferi për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe suksesin e arritur në realizimin e zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, të cilat përmbushën të gjithë parametrat demokratikë si të drejta dhe të pakontestueshme.
Presidenti Begaj, vlerësoi përkushtimin dhe rolin vendimtar të shqiptarëve në proceset e shtetformimitnë Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se bashkëpunimi ndërshtetëror dhe ndërkomunitar është çelësi i suksesit dhe stabilitetit rajonal.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, Presidenti Begaj, i cilësoi si të shkëlqyera në nivelinpolitik, ndërsa propozoi zgjerimin e tyre në fusha të tjera me interes reciprok, si në ekonomi, në shkëmbime tregtare e kulturore, në sektorin e energjisë dhe të turizmit.
Presidenti i Shqipërisë, theksoi se duhet punuar fort për avancimin e projekteve të nisura në këto fusha.
Po ashtu, Presidenti Begaj, vlerësoi bashkëpunimin e dy vendeve në organizmat rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Politika e jashtme dhe ajo e sigurisë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, është e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian, – theksoi Presidenti Begaj.
Presidenti Begaj, shprehu besimin se do të vijohet në këtë mënyrë drejt finalizimit të rrugëtimit të përbashkët të dy vendeve, me anëtarësimin në BE.