Presidenti Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur është kushtetuese. Angazhimi qytetar dhe respekti për ligjin ecin së bashku

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës, ku përveç vlerësimit për rolin historik të këtij institucioni, u ndal edhe te protestat gjatë javëve të fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit u shpreh se aktiviteti zhvillohet në një moment kur qytetarët po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.

Të lidhura

None found

Begaj theksoi se, në respekt të pozicionit dhe neutralitetit kushtetues të Presidentit, e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Sipas tij, kjo e drejtë duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Presidenti nënvizoi se konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten te angazhimi i përbashkët i qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, interesin kombëtar dhe atë publik.

“Korniza kushtetuese, së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe demokracisë, përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit shtoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar, të ardhmes europiane dhe vlerave euroatlantike të vendit.

Në pjesën tjetër të fjalës, Begaj vlerësoi Prefekturën e Tiranës si një institucion që prej vitit 1926 ka shërbyer si urë lidhëse mes qeverisjes qendrore dhe komuniteteve vendore, duke garantuar stabilitet, rend dhe zhvillim.

Ai tha se 100-vjetori i këtij institucioni është një moment reflektimi për rolin e administratës publike dhe nevojën për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.


Shtuar 24.06.2026 20:09

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetkavbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet giriş