Presidenti Bajram Begaj uron kreun e ri të NATO-s: Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse

Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka uruar kreun e ri të NATO-s Mark Rutte. “Nën drejtimin e Rutte, aleanca do të jetë gjithpërfshirëse”.

Presidenti Begaj, uroi Mark Rutte për detyrën si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Në urimin e tij, Begaj shpreh besim se, nën drejtimin e tij, Aleanca do të jetë e fortë, e bashkuar dhe gjithëpërfshirëse.

“Shumë urime Mark Ruttes, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s! Jam i sigurt se, në drejtimin e tij, NATO do të jetë gjithëpërfshirëse, e bashkuar, e fortë”, – shkroi Presidenti në mesazhin e urimit në platformën X.

Mark Rutte, mori të martën zyrtarisht detyrën si drejtues i NATO-s nga paraardhësi i tij, Jens Stoltenberg, dhe ka një mandat 10-vjeçar në krye të Aleancës politiko-ushtarake më të madhe në botë.


Shtuar 1.10.2024 15:09