Prej javësh i shtruar te spitali “Hygeia”, deputeti i PS flet për gjendjen e Fatos Nanos pas komunikimit me të birin

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej disa javësh i shtuar në spitalin Hugeia.

Ai i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

I ftuar sot në Neës24, deputeti i PS, Petro Koçi u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.

“Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël. Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësimin e furnizimit me oksigjen.

Ish-kryeministri shqiptar u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë./Albeu.com/


Shtuar 12.09.2023 15:32