Prej 9 vitesh i kërkon “vëllait” shqiptar 20 mijë eurot që i dha për biznes, ja historia mashtrimit (VIDEO)

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara, kanë sjellë një tjetër histori mashtrimi, atë të Labinotit nga Kosova dhe biznesmenit Spiro Fuqi nga Shqipëria.

Në pamundësi për t’i marrë 20 mijë eurot që ja kishte dhënë 9 vite më parë, ku i ishte premtuar nisja e një biznese, Labinoti ka kërkuar ndihmën e “Piranjave”.

Labinoti sëbashku me Ledjona Xheladinajn janë nisur drejt Pogradecit aty ku ndodhet edhe fabrika e peshkut e biznesmen Spiros.

Në historinë e tij Labinoti tregon se i ka dhënë fillimisht 20 mijë euro Spiros për t’i nisur mallin e parë drejt Kosovës në mënyrë që të fillonte biznesin e tij, por prej shumë vitesh nuk ka parë asgjë.

Madje vetë Labinoti ka këmbëngulur disa herë që ta takojë Spiron, por ky i fundit asnjëherë nuk ndodhej aty ku ishte borxh dhënësi i tij.

Por atë që se bëri Labinoti për 9 vite e bën Ledjona, e cila arrin të takojë biznesmenin Spiro, madje të marrë prej tij edhe premtimin se do t’i kthejë të gjitha lekët mbrapsh./abcnews.al


Shtuar 16.10.2022 23:03