Prej 5 muajsh asnjë gjurmë nga 17-vjeçari shqiptar në Britani, familjarët jetojnë me frikë: Nuk kemi asnjë lajm

Një adoleshent shqiptar është zhdukur pa lënë gjyrmë në Britani. Mediat angleze raportojnë se një 17-vjeçar shqiptar është shpallur i zhdukur nga policia e Yorkshire.

17-vjeçari shqiptar i identifikuar me emrin leotrim, është parë të herë të fundit në 31 janar të këtij viti në zonën e rrugës Stanhope të Wheatley, Doncaster, rreth orës 9 të mëngjesit të së martës.

Ndonëse janë zhvilluar hetime në Britani dhe Shqipëri, shqiptari nuk është gjetur ende, teksa familjarët jetojnë në frikë që ende nuk kanë asnjë lajm për të birin.


Shtuar 5.06.2023 17:15