Preç Zogaj humb vëllain: Nuk të dola dot për Zot

Analisti Preç Zogaj ka humbur të vëllanë e tij si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa muajsh, ndërkohë që e ka dhënë vetë lajmin përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Zogaj shprehej se gjithnjë e ka pasur në kujdes vëllanë e tij më të vogël, por në rastin e kësaj sëmundjeje të rëndë ai e pati të pamundur që të bënte diçka për ta mbajtur në jetë.

“Si vella i madh jam thirrur qysh i vogel prej jetes sone me te dale zot.

Kesaj radhe u munda. Te pashe duke vuajtuar per muaj me radhe, por do te te kujtoj veten me buzeqeshjen e fundit drejtuar Aurores qe te “”kerkonte llogari”: Pse nuk flet?

Te qofte i lehte dheu, Luigj. Lamtumira e fundit neser ne oren 14.00 ne Manati, Lezhe”, ka shkruar Zogaj.


Shtuar 21.04.2021 13:48