Prapaskenat nuk janë gjithmonë aq romantike sa duken mes Albanit dhe Miriamit (VIDEO)

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, jo vetëm janë një ndër çiftet më të njohur në showbiz-in shqiptar.

Së fundmi Albani ka postuar një video me disa momente ndryshe të çiftit të cilët po xhirojnë videoklipin e këngës së tyre më të fundit. Ai shihet në video teksa tremb dhe ngacmon Miriamin kur ajo se ka mendjen gjatë xhirimeve duke thënë me shaka se “prapaskenat nuk janë dhe aq romantike”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Fansat mezi po e presin këtë bashkëpunim mes çifitit të ëmbël duke marrë parasysh dhe suksesin e këngëve të tyre të mëparshme.

Në mars çifti festoi 15 vjetorin e dashurisë së tyre dhe njihen si një nga çiftet më të konsoliduar në botën e showbiz-it shqiptar. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam.

Kujtojmë se historia e tyre nisi kur i ati i Miriam Canit këmbëngulte që të bënte një duet me Albanin.

“Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat. E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, ka thënë Miriami në një intervistë për emisionin e Rudina Magjistarit. Dyshja më pas u takuan rastësisht në një aktivitet në Zyrih, ku ishin të ftuar dhe aty nisi gjithçka./albeu.com