Prag tragjedie në Gjermani, përplasen trenat në parkun e lojërave, më shumë se 30 të lënduar

Panik në një park lojërash në Legoland të Gjermanisë. Dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë pas 30 të lënduar, 2 prej të cilëve paraqiten shumë rëndë, raporton BBC.

Incidenti ndodhi në lojën “Fire Dragon” në një resort ndodhet afër Gunzburg, në Bavari.

Tri helikopterë kanë mbërritur në vendngjarje, raportojnë mediat gjermane.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, aksidenti ndodhi pasi njëri prej trenave me rrota ka frenuar rëndë dhe një tren tjetër është përplasur me të.

Zyrtarët janë aktualisht të paqartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërsa hetimet kanë nisur.

Sipas faqes së internetit të Legoland, udhëtimi është i përshtatshëm për fëmijët e moshës 6 vjeç e lart, të cilët shoqërohen nga të rritur, dhe 8 vjeç e lart kur janë të pashoqëruar.

Treni, i cili është projektuar për t’u dukur si një dragua, kalon nëpër një zonë të errët të brendshme përpara se të dalë jashtë në një binar të madh me kthesë me shpejtësi deri në 29 km/h./albeu.com


Shtuar 11.08.2022 19:42

koment