PSG dëshiron Rashford, nisin bisedimet për anglezin

Marcus Rashford mund të largohet nga Manchester United këtë verë.

Raportet nga Franca theksojnë për një interesim nga skuadra e PSG-së për shërbimet e sulmuesit të Man Utd.

Siç raporton L’Equipe, PSG po synon një lëvizje për Marcus Rashford dhe diskutimet po përparojnë pozitivisht.

Menaxheri Christophe Galtier tregoi në konferencën e tij për shtyp më herët këtë pasdite se ai dëshironte të shtonte një tjetër sulmues në opsionet e tij, me Arnaud Kalimuendo që të largohej për në Rennes dhe Mauro Icardi gjithashtu drejt derës së daljes.

Marcus Rashford ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me Manchester United, me një opsion për ta zgjatur edhe një vit tjetër.

Shtuar 11.08.2022 19:51

Tags: