Prag konflikti! “Vetëm 200 km larg”, zyrtari më i lartë ukrainas: Rusia mund të na pushtojë për 24 orë

Mijëra trupa ruse janë pranë kufirit me Ukrainën dhe një pushtim i mundshëm mund të ndodhë nga momenti në moment.

Lajmin e bëri të ditur zyrtari më i lartë ukrainas i sigurisë, Oleksiy Danilov, i cili tha të mërkurën se 122.000 trupa ruse ndodhen vetëm 200 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Ndërkohë ushtria ukrainase ka kryer ushtrime ushtarake me raketat amerikane anti-tank, “Javelin”, në një zonë konflikti me separatistët në lindje të Ukrainës, tha të mërkurën kanali televiziv ukrainas, Dom.

Ukraina, që synon të anëtarësohet në NATO, nga viti 2018 ka pranuar grupe armësh dhe raketa “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara, duke marrë kritika nga Moska.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për grumbullimin e dhjetëra mijëra trupave për përgatitje të një sulmi të mundshëm. Rusia ka mohuar se ka në plan ndonjë sulm dhe i ka akuzuar Ukrainën e Shtetet e Bashkuara për sjellje destabilizuese.

Zyrtari më i lartë ukrainas i sigurisë, Oleksiy Danilov, tha të mërkurën se 122.000 trupa ruse ndodhen vetëm 200 kilometra larg kufirit me Ukrainën, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Danilov i tha agjencisë “Reuters” javën e kaluar se Rusisë i duhen të paktën 500.000 deri 600.000 ushtarë në kufi për ta mbajtur situatën nën kontroll në rast të sulmit.

Ai gjithashtu tha se Rusia mund ta rrisë numrin e ushtarëve shumë shpejt në çfarëdo momenti, por do t’i duheshin më shumë se 24 orë për të sjellë trupa të mjaftueshme në kufi për të organizuar pushtim./albeu.com/