Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se siç kanë zhdukur malin me plehra në Porto Romano do të zhdukin dhe portin e vjetër të Durrësit për t’i hapur rrugë punimeve të investimit të ri.
Rama tha se pret me padurim dhe gëzim që të votohet marrëveshja për investimin
Të lidhura
None found
“Kjo zonë e mbetur kancerogjene e qytetit të dytë më të madh të vendit tonë. Njësoj si ai mal plehrash në Porto Romano që e kemi zhdukur, duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë. Sot Durrësi ka fituar një park ekologjik. Po me portin, çfarë do të fitojë Durrësi. Me shumë padurim dhe gëzim po numëroj orët derisa të votohet marrëveshja e këtij investimi që do ta kthejë portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e përndjekin Shqipërinë që nga 1912 dhe një nga investimet më të mëdha në Mesdhe”, tha Rama.
