Trump lë jashtë Britaninë, Francën dhe vendet baltike nga takimi i NATO-s në Poloni, rriten tensionet në Aleancë

Administrata amerikane ka vendosur të mos përfshijë disa prej aleatëve kryesorë të NATO-s në një takim që pritet të mbahet muajin e ardhshëm në Poloni, duke nxitur shqetësime për një përçarje të mundshme brenda Aleancës.

Të lidhura

None found

Sipas gjashtë diplomatëve të informuar mbi përgatitjet, në listën e vendeve që nuk janë ftuar bëjnë pjesë Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe shtetet baltike.

Takimi po organizohet nga Elbridge Colby, shefi i politikave në Pentagon, dhe do të përqendrohet te e ardhmja e NATO-s dhe forcimi i kapaciteteve të saj. Përjashtimi i disa vendeve që kanë shpenzime të larta për mbrojtjen ka shkaktuar habi dhe pakënaqësi te përfaqësuesit e tyre.

Një zyrtar i një vendi anëtar, i cili nuk është përfshirë në takim, tha se qeveritë po përpiqen të zbulojnë arsyet dhe kriteret që kanë udhëhequr përzgjedhjen.

“Po bëjmë gjithçka që na kërkojnë të bëjmë. Po përpiqemi të kuptojmë se cilat janë kriteret dhe cili është qëllimi i këtyre takimeve. Deri më tani, ata nuk na kanë përcjellë shumë”, deklaroi zyrtari.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë koment për këto raportime.

Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës së tij kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur disa vende të NATO-s, kryesisht për nivelin e kontributeve të tyre në mbrojtje dhe për qëndrimet ndaj politikave të Uashingtonit.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur pjesën më të madhe të barrës financiare për sigurinë e aleatëve, ndërsa disa prej këtyre vendeve, sipas tij, nuk kanë bërë sa duhet për të mbështetur interesat amerikane.

Në një postim të mëparshëm në Truth Social, ai e përshkroi NATO-n si “një rrugë me një drejtim” dhe pretendoi se SHBA-ja shpenzon qindra miliarda dollarë për mbrojtjen e vendeve aleate.

Politico raportoi në prill se Shtëpia e Bardhë kishte shqyrtuar krijimin e një liste që do të ndante aleatët që mbështesin prioritetet e administratës Trump nga ata që nuk i përmbushin ato.

Një linjë të ngjashme ka mbajtur edhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili ka kërkuar që aleatët të japin kontribut më të madh dhe të përafrojnë qëndrimet e tyre me interesat amerikane.

Takimi në Poloni do të zhvillohet pas dy mbledhjeve të mëparshme, ku morën pjesë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Polonia, Gjermania dhe Holanda. Ky mekanizëm bashkëpunimi është pagëzuar si “Grupi i Bergenit”.

Pjesëmarrësit kanë kundërshtuar idenë se grupi synon të krijojë një ndarje brenda NATO-s. Një diplomat i përfshirë në bisedime tha se objektivi është përgatitja e propozimeve që më pas do t’i dorëzohen të gjithë Aleancës.

“Kjo mund të veprojë si një motor transformimi” për të gjithë Aleancën, u shpreh diplomati.

Megjithatë, ai pranoi se vendimi për të lënë jashtë disa vende ka shkaktuar zemërim, sidomos pasi disa prej tyre kanë arritur ose kanë kaluar objektivat e shpenzimeve për mbrojtjen të kërkuara nga administrata amerikane.

Një person tjetër i njohur me planifikimin tha se Danimarka mund t’i bashkohet grupit pasi të ketë arritur marrëveshje me SHBA-në për zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Grenlandë.

Takimi i parë i këtij formati u zhvillua në Bergen të Norvegjisë në qershor dhe u drejtua nga Colby. Në të morën pjesë gjashtë aleatë të konsideruar më pranë qasjes së administratës amerikane.

Pas asaj mbledhjeje, Colby deklaroi se aleatët që po përmbushin me shpejtësi angazhimet për shpenzimet e mbrojtjes dhe që janë të gatshëm të veprojnë kanë mundësi të japin kontribut.

Një tjetër diplomat paralajmëroi se ndarja e NATO-s në “njerëz të mirë dhe njerëz të këqij” mund të sjellë pasoja të rënda.

“Nëse ata përpiqen ta ndajnë NATO-n në njerëz të mirë dhe njerëz të këqij, kjo është e rrezikshme për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, për Evropën është çështje ekzistence”, tha ai.


Shtuar më 1.10.2026 10:34

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş