Po përpiqen ta vendosin UÇK-në në bankën e të akuzuarve” – Dajaku kritikon deklaratën e Kuvendit dhe paralajmëron për pasojat

Më 28 shtator, Kuvendi i Kosovës miratoi me 99 vota pro, pa vota kundër dhe pa asnjë abstenim, një deklaratë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Të lidhura

None found

Vendimi i Kuvendit ka hapur debat mbi mënyrën se si institucionet kosovare duhet të reagojnë ndaj një aktgjykimi që ende nuk është përfundimtar. Diskutimet janë përqendruar gjithashtu te mesazhi që përcillet për luftën e UÇK-së dhe te dallimi mes përgjegjësisë individuale të të dënuarve në shkallë të parë dhe përgjegjësisë së organizatës.

Xhevat Dajaku, vëllai i ish-truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku, e ka cilësuar miratimin e deklaratës si një veprim që, sipas tij, dëmton seriozitetin e institucioneve dhe ndërhyn në mënyrën se si duhet të trajtohen vendimet e drejtësisë.

Ai argumenton se aktgjykimi i shkallës së parë ka të bëjë me individë të caktuar dhe jo me UÇK-në si tërësi. Sipas Dajakut, mbrojtja e luftës çlirimtare kërkon që ajo të ndahet nga çdo veprim individual që mund të ketë shkelur ligjin.

Image

“Vendimi i Kuvendit për të miratuar deklaratën lidhur me aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër të akuzuarve për krime ndaj bashkëkombësve është një hap i gabuar. Ky veprim, mbi të gjitha, e lëkund seriozitetin institucional dhe bie ndesh me mënyrën se si duhet të funksionojnë drejtësia dhe mekanizmat e saj.

Dhomat e Specializuara e shpallën verdiktin e shkallës së parë dhe e bënë të qartë se UÇK-ja nuk ishte objekt i aktakuzës. UÇK-ja ishte e pastër, e drejtë dhe e domosdoshme, ndaj duhet të vlerësohet lart. Po ashtu, u rrëzua akuza për krime kundër njerëzimit dhe u theksua se bëhej fjalë për krime individuale, të kryera ose të njohura nga disa individë, çka në gjuhën juridike cilësohet si ndërmarrje.

Pra, verdikti u dha ndaj individëve që, në raste të caktuara gjatë ushtrimit të pushtetit, kanë vepruar në mënyrë të papërgjegjshme nën emrin e UÇK-së”, deklaroi Dajaku.

Sipas tij, pas aktgjykimit është krijuar një narrativë që synon të barazojë përgjegjësinë e disa personave me vetë UÇK-në dhe luftën për çlirim.

“Fushata që po udhëhiqet nga një grupacion i fuqishëm dhe që, për fat të keq, po gjen mbështetje edhe në institucionet shtetërore, po mbështetet në narrativa të pavërteta, por të ndërtuara me qëllim. Pretendohet se nëse katër të akuzuarit në Hagë dënohen, atëherë do të dënohet edhe UÇK-ja, lufta jonë dhe shteti i Kosovës, madje se do ta humbim shtetin.

Këto janë tregime që e kanë çorientuar, ose synojnë ta çorientojnë dhe frikësojnë opinionin publik. Një qasje e tillë përbën presion dhe kërcënim ndaj dëshmitarëve, familjeve të viktimave dhe të gjithë atyre që përpiqen të kontribuojnë në drejtësi”, tha ai.

Dajaku thekson se mënyra më e fortë për ta mbrojtur UÇK-në është pikërisht të mos ngatërrohet lufta çlirimtare me përgjegjësinë e mundshme të individëve për veprime të paligjshme.

“UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës, ndërsa lufta e saj për çlirim është pjesë e historisë së popullit tonë. Asnjë proces gjyqësor ndaj individëve nuk mund ta ndryshojë këtë realitet historik.

Megjithatë, duhet të kemi kurajë ta themi hapur: nëse persona të caktuar kanë kryer krime, ata duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Por krimet e individëve nuk mund të kthehen në faj kolektiv të UÇK-së, të luftës apo të popullit shqiptar.”

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si po zhvillohet debati publik për Dhomat e Specializuara, duke vënë në dukje ndikimin e mediave dhe të figurave publike.

“Klima është rënduar jashtëzakonisht shumë. Këtë po e ushqejnë studiot televizive, mediat e shkruara dhe ato elektronike, ku ftohen analistë, penalistë, avokatë, historianë, gjyqtarë, akademikë, profesorë dhe shpifës të llojeve të ndryshme. Në mënyrë të njëanshme dhe të qëllimshme, ata po u japin legjitimitet narrativave të sajuara, duke u përpjekur t’i paraqesin si të vërteta, edhe pse shumica e tyre e dinë se nuk qëndrojnë.

Kjo është shumë shqetësuese”,

vlerësoi Dajaku.

Në përfundim, ai tha se kjo mënyrë e trajtimit të çështjes mund ta largojë vëmendjen nga përgjegjësia e individëve dhe ta drejtojë atë te vetë UÇK-ja.

“Nëse e ndjek me kujdes këtë qasje, krijohet përshtypja se po bëhet çdo përpjekje për ta vendosur UÇK-në në bankën e të akuzuarve, me qëllim që të mbrohen disa individë.

Duhet ta kuptojmë se ky është rasti i vetëm në luftërat e fundit ku, për krime të kryera ndaj bashkëkombësve, akuzohen vetëm shqiptarët”,

përfundoi Xhevat Dajaku për “Bota sot”.


Shtuar më 1.10.2026 10:26

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş