Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD Sali Berisha i cili tha se edhe PD kur ka qenë në pushtet kishte një propozim për dorëzimin e Portit të Durrësit.
“Nuk do përmend rastet ku ata që kanë dashur të vijnë të investojë në Shqipëri janë përballur me pyetjen kush e merr 20 përqindëshin. Jo se nuk keni dashur por keni dashur kusarinë më shumë se Shqipërinë ndaj se keni bërë portin në 2006, ndaj ia keni mohuar Shqipërisë portet dhe aeroportet.
Kusari edhe tradhtia bëhen një këtu. Përsëri bëni pyetjet tërësisht banale jo çfarë do bëjnë por kush do vjedhë. Në mendjen tuaj qarkullon kush janë fatlumët që vjedhin se ashtu i bënit punët ju.
Alabar është investitori nuk keni lënë teori pa shpikur sot. Nuk ka hiqni një fletë e del vajza apo djali”, tha Spiropali./albeu.com