Basha sfidë Berishës nga Durrësi, kush ka më shumë popullaritet? (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me demokratët e qytetit të Durrësit.

Jashtë ambinteve ku po mbahet takimi, disa mbështetës të Berishës kishin dalë me pankarta në duar, kundër Bashës.

Ndërkohë të tjerë demokratë mbështetës të Bashës, kanë mbushur sallën ku po zhvillohet takimi.

Duket se gara për të treguar popullaritetin mes demokratëve sapo ka filluar dhe Basha po mundohet t’i tregojë Berishës se ai ka shumicën e demokratëve pas vetes./albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 17:38