Siç kemi raportuar, liderët e vendeve të NATO-s po mbajnë një takim urgjent për t’iu përgjigjur goditjes raketore të mbrëmshme në Poloni.
Deri më tani, aleanca ushtarake perëndimore dhe vetë qeveria polake kanë shmangur fajësimin e Rusisë.
Si shefi i NATO-s ashtu edhe presidenti polak e kanë quajtur goditjen që vrau dy persona një “incident tragjik”.
Kjo është në përputhje me një qëndrim të mëparshëm të përshkruar nga presidenti amerikan Joe Biden. Pak kohë më parë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin faktet e asaj që ndodhi./BBC