Polonia dërgon artileri të rëndë në Ukrainë

Polonia i ka dorëzuar Ukrainës tanke për të luftuar Rusinë, konfirmoi sot kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.

Megjithatë, ai nuk dha detaje në lidhje me numrin e tankeve të dërguara në Ukrainë.

Në mars, Polonia tha se ishte gati t’i dorëzonte të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani “menjëherë dhe pa pagesë” si pjesë e një plani për t’i ofruar avionë ukrainasve.

Por Pentagoni tha se oferta nuk ishte “e qëndrueshme”.

Zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dërgimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein “ngre shqetësime serioze për aleancën e NATO-s”.

Të premten Ministria e Mbrojtjes  konfirmoi  se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke.

BBC raportoi se ukrainasit do të merrnin  tanket polake T-72 dhe se  tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.

Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët./albeu.com


Shtuar 25.04.2022 21:31