Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas publikimit të raportit të fundit të Eurostat, që e rendit Shqipërinë në krye të vendeve me varfërinë më të madhe në Evropë ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Bardhi shkruan se ky raporto vjen si pasojat e 12 viteve keqqeverisje të Edi Ramës.
Më tej Bardhi shtoi se buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve. Sipas tij për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti dhe se është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Bardhi theksoi se Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Ai shtoi se për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme dhe se duhet ndryshim.
Postimi i plotë:
Pasojat e 12 vite keqqeverisje të Edi Ramës! Shqipëria kryeson në Europë për numrin e qytetarëve në kushtet e mbijetesës dhe në rrezik varfërie ekstreme. Kur Buxheti i Shtetit përdoret për përfitime personale dhe jo për përfitime të qytetarëve, rreziku i varfërisë shtohet.
Për rritjen e pensioneve nuk ka fonde buxheti, është premtuar në 12 vjet dhe asnjë rritje, vetëm mashtrime. Ndërkohë për të shtuar në mënyrë abuzive fondet për projekte korruptive, Buxheti ka gjithmonë mjaftueshëm fonde. Vetëm për 3 projekte, Belinda Ballukut ju shtuan plot 260 milion euro fonde brenda 5 muajve.
Shqipëria ka të gjitha shanset të mos jetë në krye të listës së vendeve në Europë për nivelin e varfërisë. Për këtë duhet një qeverisje e përgjegjshme, për këtë duhet ndryshim. Boll është boll! TIME TO GO!