Policia shoqëron 3 persona për atentatin në Vlorë, “shënjestra” emër i njohur për drejtësinë

Policia ka shoqëruar 3 persona në lidhje me ngjarjen e ditës së djeshme në Vlorë. Nga policia bëjnë me dije se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë i braktisur. Po këqyre pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohën kur është vendosur sasia e tritolit.

Mendohet se sasia ishte e vogël, rreth 150 gramë.

Bernard Sinomati është emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë, ku nga burgu ka dalë një vit më parë. Aktualisht jeton jashtë vendit.


Shtuar 4.01.2022 11:28