Gjatë 24 orëve të fundit janë kapur 790 persona të cilët kanë thyer masat anti-Covid.
Janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po me të njëjtën shumë, janë ndëshkuar 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.