Policia merr në mbrojtje kreun e PDK-së, Memli Krasniqin

Kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt, me rekomandim të Policisë së Kosovës.

Arsyet se pse kryetari Krasniqi po ruhet nga policia mbeten të panjohura.

Të lidhura

None found

Megjithatë, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Valmir Klaiqi.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë”, tha Valmir Klaiqi, drejtor i Komunikimit në PDK.

Në media është raportuar se nga policia po ruhet edhe Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Abdixhikun, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.


Shtuar 6.11.2023 20:40