Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në Tiranë.
Gjatë javës që lamë pas kanë rënë në pranga 9 shoferë për Drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vënë 6675 masa administrative, disa prej të cilave janë:
– 356 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
– 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 6 për përdorim të xhamave të errësuar;
– 62 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha;
– 82 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
– 33 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
– 145 për parakalime të gabuara;
– 5314 për parkime të gabuara.
Gjithashtu janë bllokuar 6 automjete për:
– Detyrime të pashlyera;
– Mungesë dokumentacioni;
– Verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.