Policia e Kosovës është sulmuar sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Polica ka konfrirmuar sulmin përmes një njoftimi zyrtar.
”Sot në orët e hershme të mëngjesit konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cilat kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka konfirmuar Policia.
Policia e Kosovës thotë se në bashkëpunim dhe në koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.