Policia kap mat shoferët te vijat e bardha, si rrezikohen qytetarët në Tiranë

Respektimi i këmbësorëve dhe siguria e tyre teksa kalojnë rrugën duhet të jetë parësore për një shofer, por duket se jo të gjithë e kanë parasysh këtë rregull.

Në rrugët e kryeqytetit, kalimtarët rrezikohen jo pak, e madje edhe kur kalojnë te vizat e bardha, që i detyrojnë automjetet të ndalojnë.

Shumë shoferë nuk e kanë aspak problem të shkelin gazin, edhe pse përpara kanë qytetarë duke kaluar rrugën. Kjo shkelje e tyre nuk është lënë pa ndëshkuar nga policia, duke i gjobitur me 2 mijë lekë.

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit është bërë shkak për shumë aksidente të rënda në vend, teksa statistikat tregojnë se janë pikërisht shoferët shkaktarët e përplasjeve./shqiptarja