Policia e Shtetit po zhvillon një aksion blic në Vlorë, në fshatrat e këtij qyteti bregdetar.
Nga burimet e para mësohet se blutë e Vlorës kanë shoqëruar disa persona në komisariat.
Kontrollet në banesa dhe jo vetëm, kanë në fokus kapjen e personave të rrezikshëm, gjetjen e armëve pa leje dhe gjetjen e lëndëve narkotike.
Ende nuk dihen identitetet e personave të shoqëruar në polici apo se për çfarë akuzohen ata. /albeu.com/