Pogradec/ Task Forca shkoi të kontrollonte familjet me ndihmë ekonomike, një person i shpallur në kërkim i kërcënon me armë

Pogradec– Punonjësit e Task Forcës, të cilet kishin shkuar në fshatin Buzhaishtë të Mokrës per të verifikuar personat me ndihmë ekonomike jane konfliktuar dhe kërcënuar nga një person i armatosur.

Sipas informacioneve paraprake, personi i identifikuar si Spartak Çela i cili rezulton dhe i shpallur në kërkim, u ka dalë para punonjësve Të Task Forcës në momentin që ata i janë afruar banesës për të kryer detyrën ndërkohë që njeri prej punonjësve ka konstatuar se mbante një armë tip pistoletë.

Çela debatoi me shoferin e Task Forcës, me pas persona të tjerë kanë ndërhyrë për t’i qetësuar dhe punonjësit janë strehuar në një prej familjeve të fshatit.

Mësohet se Çela është larguar dhe po kërkohet nga forcat e policisë që kanë mbërritur në fshat dhe po krehin zonën.

Spartak Çela është shpallur në kërkim 2 vite më parë pasi ka plagosur në një lokal në Velcan shokun e tij.

Pas ngjarjes mundi t’i shpëtonte policisë dhe prej dy vitesh rezultonte në kërkim./albeu.com


Shtuar 25.04.2024 15:15