Dy ngjarje të rastësishme kanë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit.
Dy gra janë raportuar si të zhdukura.
Mësohet se një 28-vjeçare nga fshati Çerravë i Pogradecit është raportuar si e zhdukur ditën e djeshme nga policia. Sipas familjarëve ajo është larguar nga banesa që nga data 25 prill dhe nuk është kthyer më.
Ndërsa në Elbasan është raportuar një grua 37-vjeçare si e zhdukur. Denoncimi në Policinë e Elbasanit është bërë nga motra e saj. Ndërkohë që për të dyja këto ka nisur kërkimi nga ana e policisë./albeu.com