Po xhironte video për Tik Tok, 23-vjeçarja bie nga kati i 9-të i pallatit (VIDEO)

Kübra Dogan, një 23-vjeçare në Stamboll, Turqi ka humbur jetën teksa përpiqej të xhironte një video në një çati për ta postuar në llogarinë e saj personale në Tik Tok.

Kübra Do?an teksa xhironte videon u pengua dhe e gjeti veten në një vakum. Dy kushërirat, 23 dhe 16 vjeçe, ishin ngjitur në çatinë e pallatit ku jetonte viktima, në mënyrë që ta filmonin për ta postuar në Tik Tok një video me perëndimin e diellit në sfond.

Në videon që ka qarkulluar në internet orët e fundit, është regjistruar momenti i rënies së 23-vjeçares Kubra Dogan. Vajza ra nga një lartësi prej 9 katesh dhe vdekja e saj ishte e menjëhershme.


Shtuar 24.08.2021 14:21