Policia ka arrestuar një 36-vjeçar në Vlorë pasi është kapur duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.
“Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 36 vjeç, banues në Qeparo.
Shtetasi V. T, është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kthesa e Pilurit”, duke transportuar me automjet, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit””, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com