Një ngjarje e pazakontë dhe e shëmtuar ka ndodhur gjatë një transmentimi të drejtpërdrejtë në Katar.
Rasmus Tantholdt, gazetari danez i “TV2”, gjatë një lidhjeje televizive, edhe pse ndodhej në një vend publik dhe pavaraësisht akreditimit të rregullt, është kërcënuar nga disa zyrtarë të Katarit të cilët i kanë kërkuar që të fikë kamerën. Personi zyrtar i vendos dorën në kamër duke u përpjekur tja heq atë.
“Ti ftove gjithë botën që të vijë këtu, pse nuk mund të filmojmë? Është vend publik”, tha gazetari danez. Zyrtari vazhdoi duke e kërcënuar se do të thyente kamerën. Këto pamje u bënë virale në internet duke shkaktuar një shqetësim të madh dhe shikuesit janë bindur se Katari është një vend ku cënohen të drejtat e njëriut, duke shkaktuar kështu polemika të mëdha.
Më pas, sipas raportimeve, është pranuar një falje zyrtare nga Zyra Ndërkombëtare e Mediave të Katarit dhe Komitetit Suprem të Katarit./ h.ll/albeu.com
View this post on Instagram