Shifra të larta për bileta janë kërkuar për Botërorin 2022 në 24 orët e para (FOTO LAJM)

Kërkesa e madhe për bileta për Kupën e Botës 2022në Katar, kapërceu 1.2 milion aplikime në ditën e parë të shpërndarjes

Më shumë se 1.2 milionë bileta për Kupën e Botës 2022 e cila do të mbahet në datat 21/11-18/12/2022 në Katar janë kërkuar në 24 orët e para të disponueshmërisë së tyre përmes faqes së internetit të FIFA-s.

Sipas të dhënave të shpallura, në numrin 1 për sa i përket kërkesës është Katari, i ndjekur nga Argjentina, Meksika, SHBA, Emiratet e Bashkuara Arabe, Anglia, India, Arabia Saudite, Brazili dhe Franca.

 

Për finalen janë kërkuar më shumë se 140 mijë bileta.

Mesditën e datës 8 shkurt 2022 fansat do të njoftohen për përfundimin e aplikimeve deri të martën 8 mars 2022./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.01.2022 21:10