Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Barcelonës në Spanjë.
Një ndërtesë e braktisur, ku strehoheshin dy familje të varfra është përfshirë nga flakët, e si pasojë gjetën vdekjen 4 persona, midis viktimave një foshnje dhe një fëmijë.
“Zjarrfikësit shpëtuan katër persona dhe u përpoqën të kthenin në jetë katër të tjerë (dy të rritur, një fëmijë dhe një foshnjë), por për fat të keq humbën jetën”, kanë shkruar zjarrfikësit e Barcelonës në Tëitter.
Fëmija i vogël ishte 3 vjeç, ndërsa foshnja vetëm 3 mujash.
Katër personat e tjerë që i shpëtuan zjarrit, ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spital.
Ndërtesat e shumta të braktisura, të papërshtatshme për banim, të pushtuara ilegalisht nga të pastrehët në Barcelonë dhe zonat përreth, përbëjnë një rrezik serioz në vend./albeu.com/