“Po planifikonte të arratisej në Turqi”: Si policia futi në kurth vrasësin e Carolinës, bashkëshortin e saj

Mediat greke e kanë të qartë se Charalambos Anagnostopulos, piloti 32-vjeçari vru bashkëshorten e tij, Carolinën.

Newsbomb.gr shkruan se policia ka bërë gati helikopterin për të shkuar e për të marrë 32-vjeçarin, pasi kishte mësuar për planin e tij të arratisjes.
Të riut, nuk i është komunikuar akuza për vrasjen e të shoqes teksa është shoqëruar në polici me preteksin se do të identifikonte dikë tjetër që ishte arrestuar për vrasjen e Carolinës.

“Po planifikonte të arratisej jashtë vendit, në Turqi. Për këtë arsye, policia dërgoi një helikopter nga Athina që mori 32-vjeçarin dhe e transportoi atë në GADA brenda një kohe të shkurtër.Policia shkoi direkt në varrezat e ishullit ku u mbajt shërbesa përkujtimore 40-ditore e Kalinës. Ata iu afruan pilotit por natyrisht nuk i thanë se ai ishte i dyshuar dhe se kishte prova kundër tij. Në vend të kësaj, atij iu tha se ishte një person i cili ishte arrestuar dhe duhej të shkonte menjëherë në Athinë për ta identifikuar,”- shkruan Newsbomb.gr..


Shtuar 17.06.2021 19:29