Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Starovë në rrethin e Beratit. Një 68-vjeçar mësohet se ka qene duke mbledhur arra së bashku me familjen në tokat e tij dhe nga pakujdesia ka rënë nga pema.
Lartësia nga e cila ka rënë i moshuari ka qenë fatale pasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme menjëherë pas rënies në tokë.
Familjarët e tmerruar kanë njoftuar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku viktima Syrja Hoxha do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, që do të konfirmojë edhe shkaqet e vdekjes.
Mësohet se familjarët e Hoxhës por edhe bashkëfshatarë të tjerë, dëshmitarë në vendngjarje, janë duke dhënë deklaratat e tyre në polici në lidhje me ngjarjen e rëndë aksidentale që i mori jetën 68-vjeçarit.