“Po këta si janë këta, PD, LSI ça bëhet”: Zbulohet biseda telefonike e Ramës me Peleshin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa po udhëton drejt Pogradecit, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, gjithashtu edhe drejtuesi politik i PS në qarkun e Korçës.

Ka qenë vetë Rama që e ka publikuar këtë video teksa kërkon një raportim nga ministri Peleshi për situatën para zgjedhore në këtë qark, e ndër të tjera e pyet edhe për “çfarë po bën PD dhe LSI”.

Rama: Po këta si janë këta, PD, LSI, ça bëhet?

Peleshi: Ata vazhdojnë me stilin e vjetër, me denigrime, deklarata, shpifje e sulme personale por nuk po merremi me ata nuk duam të biem në batakun ku duan të na tërheqin. Intimidim, mundohen të premtojnë budallëqe, njerëzit i kuptojnë. Përshembull ky Edmond Spaho takohet me fermerët i thotë ‘sa të vijmë ne do mbyllim gjithë doganat që ju të shisni gjithë prodhimet’.

Ndërkohë që nuk e bëjmë dot e kjo dihet që nuk bëhet edhe ai e di mirë se është vet ekonomist.

Rama: Po çe pyet, ai tjetri shkon andej do ju heqim traun, tjetri andej do ju hapim rezervuarët, po çe pyet aman, nejse nesje, Rrugës jam unë shihemi atje.


Shtuar 5.04.2021 10:47