Po kërcente në klubin e natës, 23- vjeçari goditet për vdekje në Londër

Një 23- vjeçar është qëlluar me thikë për vdekje në pistën e vallëzimit të një klubi nate në Birmingham. I riu u vra në The Crane në Adderley Street, Digbeth, pak para orës 23:45 GMT më 26 dhjetor.

“Ky ishte një djalë i ri që kënaqej me miqtë në një natë të Boxing Day,” tha Det Insp Michelle Thurgood.

Incidenti ndodhi gjatë një eventi të Boxing Day ku shfaqej tekno-dj i njohur Marco Carola, i cili filloi në orën 15:00 GMT. Policia beson se viktimës i është afruar një grup para se të goditet me thikë dhe po i kërkon kujtdo në klub që të kontaktojë, shkruan BBC.

“Ne e dimë se në atë kohë kishte qindra njerëz në klubin e natës,” shtoi Det Insp Thurgood.

Asnjë arrestim nuk është bërë, por vendi i ngjarjes mbetet i mbyllur, ndërsa oficerët mbledhin prova dhe shqyrtojnë pamjet e CCTV. Oficerët e lagjes do të patrullojnë zonën gjatë ditëve në vijim për të ofruar siguri, shtoi policia.


Shtuar 27.12.2022 23:10