Mes dy burrave, puthje e kërcime sensuale: Publikohet një tjetër video e kryeministres finlandeze (VIDEO)

24 orë pas publikimit të videove të kryeministres finlandeze Sanna Marin në një festë të shfrenuar, është shfaqur një video e re e saj duke kërcyer me një burrë në një klub nate.

Videoja, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, tregon politikanen 36-vjeçare finlandeze në klubin e natës rreth orës 4 të mëngjesit të 7 gushtit me krahët rreth belit të një burri, i cili – sipas mediave finlandeze – është këngëtari dhe kantautori Olavi Uusivirta.

Në fakt këngëtari, siç shihet në video, e afron fytyrën shumë afër qafës së Sana Marin dhe e ka dorën pas shpine. Kujtohet se dje kryeministrja finlandeze mohoi të kishte përdorur drogë në një festë ku ajo mori pjesë. Sana Marin e ka bërë këtë mohim pasi në videot që janë publikuar dëgjohet dikush duke thënë fjalën “miell” që në zhargonin finlandez do të thotë “kokainë”. Në të njëjtën kohë ajo pohoi se nuk e kishte idenë se kush e bërtiti atë fjalë.

Njerëzit e pranishëm në festë i thanë mediave finlandeze kryeministrja kërceu në të njëjtën mënyrë si njerëzit e tjerë dhe thuhet se iu bashkua kantautorja finlandeze Alma dhe influencuesja e TikTok Sabina Sarkka.

“Sanna kërceu afër me të paktën tre burra të ndryshëm”, tha një nga të pranishmit, duke shtuar se “ajo u gjend në krahët e dy burrave të ndryshëm. Ajo vendosi dorën pranë një burri dhe ai e mbajti butësisht krahun e saj”.

Në të njëjtën kohë, një tjetër tha se “Unë dhe miqtë e mi po pyesnim nëse ajo është vërtet e martuar. Unaza mund të shihej ende “.

Sipas Seiska, kryeministrja finlandeze ka qëndruar në klub deri në orën 04:30 të mëngjesit dhe më pas është nisur për në shtëpinë e saj për të pushuar.Në fakt të hënën në mëngjes ajo ka dhënë intervista për shtyp me zërin e saj të ngjirur.Vihet re se kjo festë e veçantë u zhvillua menjëherë pas kthimit të saj nga pushimet verore.