“Po i lutem në gjunjë”, Luizi i shpreh dëshirën “Vëllait të Madh” duke iu përgjëruar, çfarë po kërkon këngëtari?

Luiz Ejlli, një nga banorët më të dashur për publikun, po pret momentin kur do t’i vijë në dotë zarfi i kuq.

Këngëtari po e kërkon me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona.

Teksa ishte duke folur në oborr me Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon aq shumë atë zarf, saqë do lutet në gjunjë. Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.

‘Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin. Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë’

Duke komentuar mundësitë e Vëllait të Madh për të dërguar disa persona në nominim, Luizi përmendi edhe Kutinë e Pandorës. Ai tha se nëse i vjen ky rast, mund të hapë të parin zarfin e zi.

‘E bukura është kur të shkoj te Kutia e Pandorës e të them jo Arbana nuk më ben zemra me e hap. Unë hap të ziun të parin.’/Albeu.com/


Shtuar 24.02.2023 08:46