Vajza e ish-presidentit amerikan George W. Bush është bërë nënë për herë të pare.
Barbara dhe burri i saj Craig Coin janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Cora Georgia.
“Laura dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen e mbesës sonë të re në botë. Barbara lindi Cora-Georgia në Maine. Foshnja është e shëndetshme dhe e lezetshme. Laura dhe unë jemi krenarë dhe mirënjohës”, u shpreh George W. Bush.
Lajmi i ëmbël për anëtaren e re të familjes Bush i ka befasuar të gjithë, pasi askush nuk e dinte që 39-vjeçarja Barbara ishte shtatzënë.
View this post on Instagram