“Po dhunohet …”, çfarë ndodhi në emision LIVE, Ardit Gjebrea largohet nga studio

Bashkëshorti i Anxhelës ndodhet në arrest shtëpie për shkak të një denoncimi nga kunati i tij. Sipas ngjarjes që u shpjegua në “Shihemi në Gjyq”, Sulejman Pajaziti ka mbërritur në shtëpinë e Anxhelës për të marrë të bijën 13-vjeçare pas largimit të bashkëshortes, Sulltanës.

I shoqëruar nga i biri, ai ka mësyrë shtëpinë dhe ka dhunuar kunatin por në denoncimin e kryer në policinë e Kamzës e ka paraqitur ndryshe ngjarjen. Sulejmani e ka akuzuar kunatin se po dhunonte vjehrrin dhe se ai kishte ndërhyrë për t’i ndarë.

Eni Çobani bën me dije publikun e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se vjehrri i Anxhelës ndodhet jashtë studios. Sapo dëgjon këtë, moderatori Ardit Gjebrea, largohet vetëm për t’u kthyer pas pak minutash me një kërkesë për ndërmjetësen.

Ardit Gjebrea: Ajo që unë do të doja të thoja, është që do t’ju lutesha që t’i shkonit kësaj çështjeje deri në fund. Jua kërkoj këtë për një motiv sepse unë fola me zotin Maliq dhe ai tha që unë kam shkuar në polici, e kam bërë denoncimin dhe ata nuk ma kanë marrë parasysh. Pra, unë, ne vetëm këtu po dëgjojmë, kjo gjë nuk është bërë, unë po e them me përgjegjësi sepse ma tha mua dhe mund t’jua thotë dhe juve dhe nëse është e vërtetë duhet identifikuar personi në policinë e Kamzës i cili është bërë denoncimi dhe e ka shkruar apo jo. Pra, nuk dua të akuzoj askënd, duhen bërë verifikime dhe në raste shkeljesh duhen marrë masa./tvklan.al


Shtuar 29.10.2023 19:56