“Po bërtasin njerëzit. Jooo …”, del audio, një ngatërresë në komunikim solli aksidentin tragjik në Greqi ku vdiqën 57 qytetarë

Kanë dalë detaje të reja nga tragjedia e nodhur një muaj më parë në Greqi, ku pas përplasjes mes dy trenave humbën jetën 57 qytetarë, mes tyre edhe të rinj nga Shqipëria të cilët jetonin dhe studionin në shtetin helen.

Sëfundmi ka dalë një audio, ku dëgjohet se si dy drejtues të hekurudhës ngatërrohen me njëri-tjetrin pak para aksidentit.

Media greke “Zougla” ka publikuar një audio, në të cilën dëgjohet komunikimi i drejtuesit të trafikut të OSE Athinë, bashkë me drejtuesin e stacionit që ndodhej në turn në momentin e tragjedisë.

Në këtë audio, Vassilis Samaras (drejtori i stacionit), i thotë , Pantelis Koukas (drejtor i OSE): Do ta lë të ikë 63-ish, sepse njerëzit po ulërasin se ka vonesë…

Më pas Koukas i thotë: Ok, u bë…

Por vetëm pak çaste më pas, duket se ai e ka kuptuar që treni është futur në shinat e gabuara, dhe i thotë me një ton alarmues: Jooo!

Por mesa duket, shefi i stacionit është larguar nga pozicioni i tij dhe nuk ka vijuar më tej komunikimin, për të bërë të mundur ndalimin e trenit dhe shmangien e tragjedisë.

“Zougla” shkruan se këtë audio kaq të rëndësishme, tashmë do ta vendosë në dispozicion të drejtësisë dhe organeve kompetente, ndërsa ngre dyshime se audio nuk është publikuar më parë për të mbuluar përgjegjësinë e personave që lidhen me këtë ngjarje.


Shtuar 19.05.2023 19:09