Nëse jeni mësuar të hiqni grimin tuaj me peceta të lagura, duhet ta ndaloni këtë menjëherë.
Domethënë, edhe pse mund të mendoni se mund të jetë një zgjidhje praktike dhe e thjeshtë dhe se do t’ju ndihmojë të hiqni të gjithë grimin nga lëkura juaj në vetëm pak sekonda, në të vërtetë do të bëni edhe më shumë dëme në planin afatgjatë.
Duke hequr grimin duke përdorur peceta të lagura, ju e “shtyni” grimin më thellë në pore, gjë që mund të çojë në mbylljen e të njëjtave dhe problemeve të mëdha të lëkurës.
Nga ana tjetër, nëse përdorni ujin micellar si pastrues grimi, ai do ta mbledhë grimin si një magnet dhe do ta largojë me sukses nga fytyra juaj.
Këtë mund ta shihni në një video që qarkullon në rrjetet sociale, ku dermatologët kanë treguar se çfarë i bën fytyrës heqja e grimit me peceta të lagura./albeu.com