Një shqiptar ishte shënjestër e një atentati më 4 tetor në Itali.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë, policia ende ka shumë pikëpyetje lidhur me tentativën e vrasjes së ndodhur në qytetin e Mantës.
28-vjeçari shqiptar u godit me plumb në gjok teksa po shkonte me makinë për në punë. Sulmuesi i dyshuar është bashkatdhetari i tij 29-vjeçar, Altin Jakini, i arrestuar një javë më vonë në Busca.
Sipas rikonstruksionit të hetuesve, autori iu afrua me një furgon makinës me të cilën udhëtonte 28-vjeçari dhe e qëlloi.
Falë kornizave të kamerave që kanë inkuadruar furgonin është identifikuar i dyshuari.
Nuk dihet nëse Jakini e njihte 28-vjeçarin apo edhe nëse ky i fundit e kishte njohur atë.
Hetuesit supozojnë se motivi është një debat i mëparshëm mes të dyve, por për momentin nuk dihet nëse i plagosuri, i transportuar në spitalin Santa Croce në Cuneo në gjendje të rëndë pasi makina e tij përfundoi në një kanal, dha informacione për identitetin e sulmuesit./Albeu.com